Mungesa e kushteve të punës në Policinë e Kosovës dhe pagat e vogla po i detyrojnë zyrtarët policorë që ta braktisin këtë institucion.
Edhe Beqir Makiqi, hetues në Policinë e Kosovës, gjatë këtij muaj ka dhënë dorëheqje.
Siç mëson Demokracia.com, Makiqi ka dhënë dorëheqje shkaku i të ardhurave të vogla dhe pamundësisë së avancimit.
Demokracia.com ka siguruar vendimin për aprovimin e dorëheqjes së tij nga Divizioni i Personelit dhe Administratës të Policisë së Kosovës.
Sindikatat e Kosovës ka kohë që po kërkojnë rritjen e pagave.
Mësimdhënësit tanimë veç e kanë filluar grevën.
Edhe Sindikata e Policisë së Kosovës vazhdimisht ka kërkuar rritje të pagave, por policët me ligjslacionin në fuqi nuk kanë të drejtë të futen në greva. /Demokracia.com/