Lajme
Hetimet ndaj njerëzve të Kurtit – Berishajt e Krasniqit| Pas shkarkimit të Salihut, emërohet Drejtori i ri i Krimeve Ekonomik
Demokracia
14:13 | 11 Korrik 2023

Share:

Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës pas rreth dy muajve ka emëruar drejtorin e ri. Demokracia.com mëson se të hënën në krye të kësaj Drejtorie ka ardhur Basri Kastrati.

Kjo Drejtori ishte pa drejtor tash e dy muaj pasi që Musli Salihu u shkarkua nga kjo pozitë. Sipas raportimeve, shkarkimi i Musliut ka ardhur për shkak të bastisjes e më pas arrestimit të Nagip Krasniqi, drejtori i KEK-ut, i cila vazhdon të qëndrojë në paraburgim.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë shkarkuar edhe disa drejtorë në Policinë e Kosovës. Siç është raportuar Ragip Bunjaku, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Departamentit për Kufi, ndërsa Shemsi Haziri nga shefi i Task Forcës Kundër Korrupsionit në Policinë e Kosovës.

Lidhur me këto shkarkime, ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës, e cila nëpërmjet një konference për media e ka quajtur ndërhyrje të pastër politike nga ana e Qeverisë shkarkimin e shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve, Shemsi Hazirit, njësi kjo që udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024