Lajme
Hetime për varrin e Demaçit, si doli blof dyshimi i pushtetit?
Demokracia
20:40 | 27 Korrik 2023

Share:

16 mijë euro për varrezën e veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, duket se ishin bërë problem për presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Zyra e presidentes Vjosa Osmani pak ditë pasi ishin vendosur në zyrë, në prill të vitit 2022 kishin ngritur dyshime për një pagesë deri në 16 mijë euro se nuk ishin pëfillur procedura ligjore.

Pas kësaj menjëherë ishin njoftuar Prokuroia, ku me kërkesë të kësaj të fundit, policia hetimore kishte nisur një shkresë në adresë të kabinetit të presidentes Osmani.

Këto shkresa tashmë janë siguruar nga Kanal0, ku sipas mediumit në shkresën e Policisë së Kosovës drejtuar zyrës së Osmanit më 14 prill 2022, thuhet se janë duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” lidhur me procedurat e pagesës për varrezën e Adem Demaçit, duke kërkuar sqarime prej tyre nëse ishin ndjekur procedurat e prokurimit, sipas Ligjit për Prokurimin Publik.

Nëse është kryer pagesa e faturës në fjalë atëherë kërkojmë të na siguroni komplet dosjen mbi bazën e së cilës është kryer kjo pagesë (kontratën, urdhërblerjen, raportin e pranimit të shërbimeve ose punëve të kryera, zotimin/kërkesën për blerje, shpalljen e tenderit dhe dokumente tjera relevante.” – thuhet në shkresën e Policisë së Kosovës drejtuar zyrës së Osmanit.

Pas kësa , zyra e Osmanit, përmes zëvendësshefit të stafit të Presidentes, Artan Murati, kishte kthyer përgjigje, ku aty thuhet se në arkivin e presidencës është gjetur një faturë që është bërë në 2018-tën, por e njëjta nuk figuron në regjistrin e pagesave që bëhen nga ky institucion.

Në Zyrën e Presidentes figuron se është pranuar një faturë, përmes arkivit, nga operatori ekonomik NPT “ART COM”, në dt. 30.08.2018, por e njëjta nuk figuron në regjistrin e Zyrës së Financave se është paguar nga Zyra e Presidentit. Po kështu, Njësia e Prokurimit në Presidencë nuk ka zhvilluar ndonjë procedurë lidhur mè këtë çështje.”

Më tutje në shkresë shkruhej se ata u kishin drejtuar Departamentit të Thesarit të Shtetit për të kuptuar lidhur me këtë pagesë, e që në përgjigje, sipas tyre thuhej se kompania ishte paguar nga Zyra e Kryeministrit.

Varreza e Adem Demaçit kishte kushtuar gjithsej 16 mijë euro dhe shpenzimet e saj ishin mbuluar nga Qeveria e Kosovës, dhe pas kësaj Kanal10 ka raportuar se pasi që është kuptuar se nuk ka lidhje me ish-presidentin Thaçi, hetimet ishin pezulluar.

Të ngjashme