Lajme
Hetemi thotë se “nuk vërejti asgjë të dyshimtë” kur pyetet për nënkryetaren serbe që shihet duke marrë drogë
Demokracia
19:52 | 29 Janar 2024

Share:

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka mohuar të jetë në dijeni se nënkryetarja e tij në komunë, shihet të konsumojë drogë.

Ai për klankosova.tv, u shpreh se nuk i ka parë pamjet e publikuara në Nacionale, ndërsa edhe konfirmoi që me Dragana Miletiq, sot e kanë mbajtur një mbledhje bashkë edhe me drejtorët tjerë komunalë, por siç specifikon nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo.

“Nuk e kam parë videon”.

”Nuk jam në dijeni në lidhje me rastin. Ne sot kemi qenë në mbledhje me të gjithë drejtorët nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Nuk kam vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. Ka qenë e pranishme edhe ajo”, deklaroi ai.

Sipas të parit të Leposaviqit, ‘’nëse ka ndodhur një gjë e tillë, me rastin duhet të merret policia dhe prokuroria”.

Nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq, dyshohet se ka konsumuar drogë në zyrat e komunës.

Pamje: Nënkryetarja serbe e Leposaviqit i mbush hundtë me kokainë bashkë ‘me staf’ në objekt të komunës

Të ngjashme