Kryetari i komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, është larguar nga objekti i kësaj komune pas takimit me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla.
Hetemi nuk është deklaruar për media, vetëm shkurt ka thënë se po ndihet i sigurt, teksa deri tek makina e tij është përcjellë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ndryshe ministri Sveçla pas takimit me kryetarin Hetemi ka thënë se i ka ofruar atij mbështetje dhe janë pajtuar që të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të punojnë për të mirën e qytetarëve pa dallim.