Përparim Hetemaj ka shënuar gol në ndeshjen e tij të fundit në karrierën si futbollist aktiv.
Megjithatë, goli i Hetemajt nuk i ka mjaftuar Helsinkit të enjten mbrëma që ta shmangë disfatën në udhëtim te PAOK-u, 4:2.
Ndeshja i takoi Grupit G të Ligës së Konferencës dhe u zhvillua xhiroja e fundit.
Hetemaj realizoi nga penalltia golin e fundit në ndeshje, në minutën e dytë të kohës shtesë.
Mesfushori 37-vjeçar u inkuadrua në lojë si zëvendësues në minutën e 66-të.
PAOK-u shkon në 1/8 e finales së Ligës së Konferencës nga vendi i parë me 16 pikë, kurse Eintracht Frankfurti me nëntë pikë në vendin e dytë, kalon në 1/16 e finales.
Aberdeeni përfundoi i treti me gjashtë pikë dhe u eliminua nga gara, bashkë me Helsinkin që përfundoi i fundit me dy pikë.
Hetemaj ka karrierë të madhe si futbollist.
U zhvillua si futbollist te Helsinki dhe Klubi në Finlandë, ndërsa më pas luajti tek AEK-u, Apollon Kalamarias, Tëente, Brescia, Chievo, Benevento, Reggina dhe e mbylli karrierën te Helsinki në Finlandë.
Ka 300 lojë në Serie A të Italisë, me tetë gola e 19 asistime.
Me Finlandën ka 49 paraqitje dhe katër gola të shënuar.