Lajme
Heshtje e frikshme në LVV, nuk e komentojnë dënimin e MPJD-së me 13,000€ pasi fshehën shpenzimet e burrit të presidentes Osmani, Prindon Sadriut
Demokracia
08:45 | 23 Korrik 2022

Share:

Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje po sfidohet seriozisht nga Prindon Sadriu, burri i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Marrëdhëniet politike mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duket se janë të përcaktuara nga (mos)qëndrimi që duhet të mbajnë për Zotëriun e Parë, shkruan Demokracia.com.

Jo vetëm Albin Kurti, si kryetar i partisë më të madhe në vend, por as zyrtarët e Vetëvendosjes, qofshin ata ministra, deputetë apo në funksione të tjera, nuk kanë guximin ta thonë asnjë fjalë kur bëhet fjalë për Zotëriun e Parë, Prindon Sadriun.

Në rastet tjera, kur janë të përfshirë sidomos të partive të tjera, Vetëvendosje është e gatshme që të ndezë të gjithë kapacitetet propagandistike për të sulmuar. Por, në rastin e Prindonit, kjo parti bëhet sikur nuk ekziston.

Kështu është që nga dita e shtunë, 22 korrik 2022, prej kur u publikua lajmi se Ministria e Punëve të Jashtme, që drejtohet nga Donika Gërvalla – Shwarz, është dënuar me 13,000 Euro pasi nuk i bënë publike të dhënat e kërkuara për faturat e shpenzimeve për karburante të diplomatit Prindon Sadriu.

Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht lidhur me shpenzimet që në mënyrë të kundërligjshme po i rimburësoheshin burrit të presidentes Osmani, Prindon Sadriut, si për harxhimet që kishte bërë për Covid-19, ashtu edhe për derivatet e naftës.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, që e mbante pozitën e zëvendësshefit të misionit diplomatik në Shkup, më 2 mars të viti 2020, siç kishte raportuar ekskluzivisht Demokracia.com, kishte kërkuar nga Ambasadori i Kosovës në atëkohë Gjergj Dedaj, që t’ia ofronte mundësinë e shfrytëzimit të karburantit përmes procedurave të ambasadës.

Në kërkesë e specifikonte se dëshironte shfrytëzimin e karburanteve nga shteti deri në gjetjen e një banese për akomodim, siç thoshte ai deri në përmbylljen e procedurave të akomodimit, sipas specifikave familjare, por edhe të sigurisë.

Kjo kërkesë e tij ishte aprovuar nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ-së, me 2 mars 2022.

Sadriu, i cili deri vonë ishte udhëheqës i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, njihet për skandale të vazhdueshme në MPJD. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024