Sport
Heroi i Real Madridit përfundoi në një restaurant pas ndeshjes me Cityn, vëmendjen e fansave e mori edhe e dashura e tij
Demokracia
11:14 | 05 Maj 2022

Share:

Ai hyri në minutën e 68-të, shënoi dy gola në 90 sekonda në kohën shtesë kundër Manchester Cityt dhe kështu u bë heroi i kthesës dhe vendosjes së Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

Po, sulmuesi brazilian Rodrigo do të mbahet mend për këtë natë gjatë gjithë karrierës së tij – pavarësisht se çfarë do të bëjë në të ardhmen, transmeton Demokracia.com.

Dhe për atë që ka bërë deri më tani, një meritë e madhe i takon familjes së tij, babait Eric Batista dhe nënës Denise Goes, të cilët e morën Rodrigon në një moshë shumë të re dhe e mbështesin në çdo ndeshje.

Ndaj, nuk është çudi që sulmuesi i Real Madridit përfundoi në shoqërinë e tyre menjëherë pas ndeshjes, në një restorant madrilen dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte biondja që ndodhej në krahët e Rodrigos.

Bëhet fjalë për një Luana Atlikopes, të cilën braziliani praktikisht e ka fshehur deri pak kohë më parë, edhe pse nuk dihet se sa prej çiftit të përmendur janë bashkë. Megjithatë, për Rodrigon është shkruar gjithmonë se ai është më i fokusuar në karrierën e tij futbollistike dhe se jeta e tij e dashurisë është në plan të dytë./Demokracia.com/

Të ngjashme