Sport
Hernandez ua thotë në sy rivalëve: Të gjitha skuadrat e vonojnë lojën kundër ndeshen me Milanin
Demokracia
18:15 | 11 Prill 2022

Share:

Milani nuk ka arritur të kthehet te fitorja, duke marrë një tjetër barazim pa gola 0-0.

Pas barazimit ndaj Bolognës në San Siro, tani Rossonerët janë ndalur në udhëtim te Torino me rezultatin e njëjtë 0-0.

Njëri nga futbollistët kryesorë të Milait, Theo Hernandez ka folur pas ndeshjes duke thënë se bënë gjithçka për fitore, por që nuk ia arritën dot.

“Bëmë gjithçka, por nuk ia dolëm dot të fitojmë ndeshjen. Së shpejti kemi një tjetër ndeshje që duhet ta fitojmë”, u shpreh mbrojtësi francez.

Reprezentuesi francez tutje ka thënë se të gjitha skuadrat e vonojnë lojën kur luajnë me Milanin.

“Këto janë ndeshje të vështira. Ne jemi Milani dhe të gjithë duan të bëjnë mirë ndaj nesh duke e vonuar lojën gjatë gjithë kohës dhe kështu nuk është e lehtë të luash”, tha Theo.

“Kemi një ndeshje javën e ardhshme që duhet ta fitojmë patjetër. Duhet të japim gjithçka në fushë që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund, pasi dy rezultatet e fundit nuk janë të mira”, përfundoi mbrojtësi francez.

Të ngjashme