Në vitin e fundit të mandatit të tij katërvjeçar si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti nuk ka asnjë projekt të cilin mund ta vizitojë dhe ta bëjë qoftë edhe një fotografi, për të dëshmuar punën e tij.
Kurtit po i kalon mandati duke u fotografuar te projektet madhore të Qeverisë që drejtohej nga kryeministri Hashim Thaçi, siç ishte edhe në momentin e kalimit të tij nën urën madhështore të autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, shkruan Demokracia.com.
Në njërën anë, mungesa e investimeve kapitale ekonomike nga Qeveria e Kosovës dhe në anën tjetër, shtrenjtimi i lartë i produkteve bazike të shportës familjare, përfshirë edhe faturat e larta të energjisë elektrike, janë veçoritë kryesore të Qeverisë Kurti.
Nuk e dinim se dikur gjithçka ishte më lirë derisa erdhi Albin Kurti me faturat e shtrenjta
Mirë se vini në Republikën e mashtrimeve të Albin Kurtit, ku populli hyn kredi për t’i mbuluar shpenzimet mujore
Në mungesë të zhvillimit ekonomik, kryeministri Kurti dhe liderët tjerë shtetërorë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kanë gjetur strategjinë për të lënë në plan të dytë funksionimin normal të Qeverisë dhe institucioneve kryesore shtetërore.
Rreziku nga një luftë e re me Serbinë dhe tensionet e vazhdueshme në veriun e Kosovës, e kanë mbajtur pushtetin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 larg përgjegjësisë shtetërore.
Këto dy tema dhe shumë të tjera të ngjashme, u kanë shërbyer Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës si strehë për të fshehur keqeverisjen e tyre.
FUSHATË ZGJEDHORE ME “URËN E IBRIT”
Një vendim për hapjen e “Urës së Ibrit” për qarkullim edhe të automjeteve ishte marrë në prillin e vitit 2023 nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Verut.
Kurse në fund të muajit maj të vitit 2024, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Veriut kërkuan që të zbatohet vendimi i marrë në muajin prill 2023.
Që nga ajo kohë, kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti dhe e gjithë qeveria e tij, kanë mbuluar debatin publik me këtë temë të vetme.
Pothuajse çdo ditë në media dhe në studio televizive shtrohet një pyetje se “Kur do të hapet Ura e Ibrit?”, por që Kurti dhe Vetëvendosje nuk janë në gjendje të përgjigjen.
Pavarësisht se kjo situatë i ngjan shprehjes popullore për gënjeshtrën “Herë n’atë t’enjte e herë n’këtë t’enjte”, kryeministri Kurti vazhdon të qëndrojë në këtë temë si ushqim për fushatën e tij elektorale.
Kurti vazhdon të “qëndrojë mbi Urën e Ibrit” edhe pse aty janë vendosur ushtarët e KFOR-it dhe bashkësia ndërkombëtare nuk është pajtuar që në këtë kohë ura të lëshohet edhe për qarkullimin e automjeteve për shkak të rrezikut për përshkallëzimin e situatës së sigurisë.
Dhe në mes të kësaj teme mjaft serioze, qëndron edhe absurditeti që ka shoqëruar shpeshheërë kryeminsitrin Kurti gjatë mandatit të tij si kryeministër.
Planet për hapjen e “Urës së Ibrit” janë të mëhershme dhe pikërisht një “plan të paraqitur nga Kryeministri Kurti para përfaqësuesve të QUINT-it dhe BE-së” më 2 gusht 2024 nuk ishte plan i Qeverisë së Kosovës, por ishte kopjuar nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje që Kurti i kundërshtonte përmes protestave të dhunshme dhe premtonte se do t’i zhbënte kur të bëhej kryeminsitër. /Demokracia.com/
Lexo më shumë:
“Plani i Qeverisë për hapjen e urës së Ibrit…” | Kurti nuk ka plan të vetin, e kopjon atë të dialogut që e kundërshtonte me protesta të dhunshme
“Nuk e shkelim marrëveshjen për urën…” | Kurti strehohet te marrëveshjet që i arritën të tjerët, të cilat premtonte t’i zhbënte kur të bëhej kryeministër