Lajme
Herë bloger, herë promoter | Ish-kryeinspektori i AKI-së në kërkim të zanatit të ri, “inspekton” edhe vajin
Demokracia
19:53 | 08 Mars 2024

Share:

Burim Ramadani është emëruar në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së më 25 nëntor 2019. Këtë detyrë e ka ushtruar deri më 21 dhjetor 2022 kur edhe ishte shkarkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilëve deri në ditën e shkarkimit i ishte servilosur që t’iu hynte në qejf. Ramadani tani është në kërkim të zanatit të ri, duke u sjellë herë si bloger e herë si promoter, shkruan Demokracia.com.

Kur flitet për çështjet e sigurisë, shpeshherë në televizionet e Kosovës është i pranishëm edhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani. Por, pos çështjeve të sigurisë, ai ka filluar të shfaqet dhe si fytyrë reklamuese e produkteve për ruajtjen e filterave të naftës së një veture.

Në një reklamë të publikuar nga vetë ai në rrjetin social Facebook, Ramadani shihet duke hapur rezervuarin e një veture dhe duke derdhur vaj brenda në të.

“Unë nuk dua që përmes veturës time të jem pjesë e ndotjes së ambientit. Prandaj, përdori rregullisht produktin për pastrimin e Particular Filter (DPF), i cili është produkt gjerman… Unë ka rreth një vit që bashkëpunoj me kompaninë vendore Parking Online, e cila është një kompani jashtëzakonisht serioze. Përmes kompanisë Parking Online ju mund ta porosisni dhe ta pranoni më shpejtësi tepër të madhe, anekënd kudo që jetoni”, përfundon spoti reklamues i ish-kryeinspektorit të AKI-së, i cili tani po i inspekton filterat e vajit.

Pas përfundimit të mandatit, zyrtarët e inteligjencës së shtetit përballen me opsione të ndryshme. Shumë prej tyre zgjedhin të përfshihen në sektorin privat, të ndihmojnë në analiza të sigurisë në nivel korporativ ose edhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në fusha të tjera të interesit publik. Çdo zgjedhje varet nga preferencat e tyre individuale dhe mundësitë e disponueshme në tregun e punës, pasi shteti heq dorë nga ta në momentin që nuk janë më pjesë e inteligjencës. /Demokracia.com/

Të ngjashme