Reperi i njohur shqiptar, Capital T ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Hera e fundit” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Producent të këngës janë “Kavag Studio”, teksti është shkruar nga Capital T, teksa muzika nga Rzon dhe Pllum Beats.
Foto: YouTube/Screenshot
Për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Koen Heldens.
Projekti tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij.
Foto: YouTube/Screenshot
Kujtojmë që kjo këngë e Trim Ademit (emri i plotë) vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm me Anxhela Peristerin dhe Mandin “Habibi” që sollën gjatë sezonit të verës.