Lajme
Heqja e sanksioneve nga BE-ja, Musliu-Shoshi: S`ka indikacione për vendim pozitiv
Demokracia
08:35 | 15 Qershor 2024

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, nuk pret që BE-ja tani i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ajo ka bërë me dije se për heqjen e këtyre masave duhet një konsensus i plotë i vendeve anëtare të BE-së.

Ajo ka thënë se deri me tani vendete BE-së nuk kanë dhënë indikacione për heqjen e masave në fjalë.

“Që të largohen masat e BE-së ndaj Kosovës duhet konsensus i plotë, që domethënë, duhet të votojnë edhe vendet jo njohëse ndaj Republikës së Kosovës. Në fazën në të cilën jemi, bashkëpunimin që e kemi si shtet me aleatët, prononcimet e tyre publike nuk ka indikacione që do të merret ndonjë vendim pozitiv së shpejti. Po ashtu, janë kushtet e caktuara nga BE-ja drejt Qeverisë së Kosovës që duhet qeveria të i plotësoj në mënyrë që masat të largohen. Kushtet janë direkt të lidhura me situatën në veri të Mitrovicës”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Josep Borrell, javën e ardhshme pritet të prezantojë raportin e tij, ku pritet që të flas edhe rreth çështjes se masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Të ngjashme