Lajme
Hiqet ora policore në Kosovë, merren edhe vendime të tjera rreth pandemisë
Demokracia
11:10 | 26 Maj 2021

Share:

Në takimin virtual të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave të Kosovës, është marrë vendim që të hiqet ora policore, si dhe të ketë lehtësime të tjera për ekonominë dhe gastronominë.

Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po, është e vërtetë. Do të ketë edhe lehtësira të tjera sa i përket Zhvillimit Ekonomik Lokal dhe Gastronomisë”, ka thënë ai.

Ibrahimi për Demokracia.com ka thënë se pritet të ketë vendim edhe rreth mbajtjes së dasmave.

Të gjitha këto vendime pritet që të shqyrtohen në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, sipas masave që kanë qenë në fuqi deri më tani, ka pasur kufizim të lëvizjes nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit./Demokracia.com/

 

Të ngjashme