Lajme
Hepatiti akut raportohet në 12 vende
Demokracia
11:43 | 25 Prill 2022

Share:

Hepatiti akut, që ka shkaktuar një shqetësim të madh në komunitetin shkencor, është raportuar tashmë në 12 vende. Sipas OBSH-së deri më tani është regjistruar një rast vdekjeje.

Së fundmi, ekspertët mjekësore theksojnë se 10 për qind e fëmijëve të sëmurë kanë bërë transplante, dhe të gjitha ishin të suksesshëm.

Shkaku i shpërthimit të hepatitit është ende duke u hetuar, por deri më tani besohet se bëhet fjalë për një adenovirus.

Megjithatë, ekspertët thonë se nuk ka vend për panik, pasi mjekët e dinë se si trajtohet hepatiti.Por bëjnë thirrje për respektim të rreptë të masave higjienike, pasi është ngjitës.

OBSH deklaron se janë raportuar të paktën 169 raste të hepatitit akut tek fëmijët, 114 prej të cilëve në Britani. Raste janë raportuar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Izrael, Danimarkë dhe vende të tjera.

Pacientët janë të moshave nga një muaj deri në 16 vjeç dhe 17 prej tyre kërkojnë transplant të mëlçisë.

OBSH nuk dha detaje për rastin e fëmijës që ndërroi jetë.

Të ngjashme