Sport
Henry përcjelli ndeshjen e Arsenalit së bashku me pronarin e Spotify, i cili po tenton të blejë klubin
Demokracia
11:58 | 27 Shtator 2021

Share:

Thiery Henry u ul me shefin e Spotify, Daniel Ek, për të parë derbin e së dielës në Londrën Veriore mes Arsenalit dhe Tottenhamit.

Damile Ek po përpiqet të blejë Arsenalin nga pronari aktual Stan Kroen.

Ek u përpoq të blente klubin me mbi 2 miliardë euro në prill, shkruan The Sun.

Ai arriti të rekrutojë Henryn, Patrick Vieira dhe Dennis Bergkamp për komplotin e tij.

Henry konfirmoi përfshirjen e tij në përpjekjen e kryesuar nga miliarderi suedez – me vlerë më shumë se 4 miliardë euro.

“Daniel është një tifoz i Arsenalit. Ai nuk e tha këtë për ndonjë publicitet, ai ka qenë një tifoz i Arsenalit për një kohë shumë të gjatë. Ai na u afrua, ne e dëgjuam. Dhe ne e dinim, para së gjithash, se ai donte të përfshinte tifozët”, tha Henry.

“Ai dëshiron të injektojë ADN-në e Arsenalit, identitetin që unë mendoj se është zhdukur prej kohësh. Ai tashmë ka arritur dhe tha vetë se ka mbledhur fondet për të ofruar një ofertë të mirë” shtoi ish lojtari i Arsenalit. /Demokracia.com

Të ngjashme