Sport
Henderson i kthehet ashpër një tifozi të Liverpoolit, pasi ia rrëmbeu fanellën një fëmije
Demokracia
17:13 | 24 Janar 2022

Share:

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ndërhyri ndaj një tifozi të skuadrës që ia rrëmbeu fanellën një fëmije në tribuna.

“Të Kuqtë” fituan 1:3 kundër Crystal Palaces të dielën pasdite për ta vazhduar luftën drejt titullit, ndonëse gjasat janë zbehur dukshëm.

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, iu afrua tribunës ku ishin të vendosur tifozët e skuadrës së Liverpoolit në “Selhurst Park” dhe ia dha fanellën e tij një fëmije.


Megjithatë, dikush e rrëmbeu atë megjithatë atë e vuri re menjëherë Henderson.

31-vjeçari mund të shihet duke iu afruar turmës dhe duke bërë me shenjë se kush e mori këmishën, duke këmbëngulur që t’ia kthente.

Stjuardët janë gjithashtu të alarmuar për situatën dhe bëjnë një përpjekje për ta zgjidhur atë. /Demokracia.com/

Të ngjashme