Sport
Hendbollistet e Shqiponjës kualifikohen në finale
Demokracia
18:17 | 19 Qershor 2022

Share:

Hendbollistet e reja të Shqiponjës do të luajnë në finale të Ligës së Pioniereve.

Shqiponja të dielën në Gjakovë kaloi Prishtinën në gjysmëfinale duke e mposhtur me shifrat 29:19. Pjesa e parë përfundoi 9:7, kurse e dyta 18:14.

Orgesa Gola udhëhoqi skuadrën gjakovare me 9 gola. Nga 8 i shënuan Medina Musa e Jonesa Bajrami. Arona Krasniqi i shënoi 8 gola për Prishtinën. 4 i kishte Renea Kelani e 3 Learta Kurteshi.

Shqiponja në finale takohet me Ferizajn, të hënën nga ora 17:30 në Gjakovë.

Nga ora 16:00 është ndeshja për vend të tretë: Samadrexha – Prishtina./Demokracia.com/

Të ngjashme