Sport
Hendbollistët e Kosovës pësojnë në Mal të Zi
Demokracia
19:47 | 12 Tetor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kualifikuese në Euro 2024.

Në Podgoricë, në palestrën e mbushur me shikues dhe në një atmosferë të bukur sportive, Kosova pësoi nga Mali i Zi me rezultat 29:20, njofton FHK-ja, përcjell Demokracia.com.

Vendasit kanë shfaqur më shumë dhe kanë fituar dy pikët e para në eliminatoret në Euro 2024.

Të dielën na pret ndeshja me Slloveninë. Ndeshja luhet në Prishtinë dhe djemve tanë u duhet përkrahja./Demokracia.com/

Të ngjashme