Sport
Hendbollistët e Kosovës ndodhen në Turqi, kryejnë stërvitjen e parë para ndeshjes për Botërorin 2023
Demokracia
17:15 | 02 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zbarkuar në Turqi mëngjesin e sotëm (e martë).

“Dardanët” do të përballen me Kombëtaren turke në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023 në hendboll, njofton FHK-ja, përcjell Demokracia.com.

Kombëtarja kosovare stërvitjen e parë e ka zhvilluar pikërisht sot në Eskishehir.

Hendbollistët presin me optimizëm dhe besim ndeshjen me Turqinë.

Ata synojnë fillim të mbarë në këtë cikël. /Demokracia.com

Të ngjashme