Sport
Hendbollistët e Kosovës mblidhen të premten, ushtrojnë në Mitrovicë
Demokracia
10:54 | 28 Tetor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në hendboll mblidhet të premten për dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2023.

Grumbullimi bëhet në Hotel Internacional Prishtina, njofton FHK-ja, përcjell Demokracia.com.

Menjëherë të premten është stërvitja e parë, në kompleksin Omni Sport në Mitrovicë.

Stërvitja e parë mbahet prej orës 18.00 e deri në ora 20.00. Në Mitrovicë, Kombëtarja jonë i zhvillon edhe dy stërvitje të shtunën e dy të dielën.

Të hënën Kombëtarja e Kosovës zhvendoset në Pallatin e Rinisë në kryeqytet ku i kryen dy seancat e fundit stërvitore para udhëtimit për në Turqi. Udhëtimi për në Turqi bëhet mëngjesin e së martës.

Ndeshja Turqi – Kosovë zhvillohet të mërkurën e ardhshme, më 3 nëntor, në Eskishehir. Më 7 nëntor në Prishtinë është ndeshja Kosova – Belgjika.

Synohen dy pozitat e para në grup për të avancuar tutje. /Demokracia.com

Të ngjashme