Sport
Hendbollistet e Ferizajt në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve
Demokracia
14:50 | 19 Qershor 2022

Share:

KHF Ferizaj ka shënuar fitore bindëse për të zënë vend në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve. Të shtunën në Gjakovë, Ferizaj fitoi ndaj Deçanit me rezultat 32:23.

Dy pjesët e para ishin më të barabarta (9:6, 19:15), por në pjesën e tretë dallimi ishte më i madh, përcjell Demokracia.com.

Olsa Hoxha e Sumea Sadiku shënuan nga 8 gola për Ferizajn. 6 i kishte Elmira Gashi.

Te Deçani 12 gola i shënoi Altuna Çekaj. Qëndresa Çekaj e Alisa Dacaj shtuan nga 5 gola.

Ferizaj të dielën prej orës 10:30 luan ndeshjen gjysmëfinale./Demokracia.com/

Të ngjashme