Sport
Hendboll, fitore për Vëllaznimin e Kastriotin
Demokracia
21:03 | 26 Shtator 2021

Share:

Të dielën u luajtën dy ndeshje të javës së dytë të Superligës së hendbollisteve. Fitore kanë shënuar skuadrat favorite.

Në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Dritës me rezultat 41:17.

15 gola për ekipin gjakovar i shënoi Edona Radoniqi. 8 i shtoi Elsa Dana e 7 Alba Bardhi. Te Drita u dallua Nikita Hyseni me 8 gola.

Në ndeshjen tjetër mes Vjosës e Kastriotit, fitore shënoi skuadra ferizajase Kastrioti me rezultat 37:22.

Puhiza Gashi me 9 gola dhe Elza Reqica me 8, udhëhoqën Kastriotin. Benita Shabani e Blerina Hasani shënuan nga 5 gola për Vjosën. /Demokracia.com

 

Të ngjashme