Sport
Hendboll | Fitore e Trepçës në ndeshjen përmbyllëse
Demokracia
22:27 | 17 Prill 2022

Share:

Trepça e ka fituar ndeshjen përmbyllëse në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën në Gjakovë, Trepça e mposhti Vëllaznimin vendas me rezultat 30:27. Fituesi u vendos në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë, rezultati ishte 14:14.

Anton Maloku ishte më efikasi te Trepça me 7 gola. 6 i kishte Muhamet Dubovci, ndërsa nga 4 i realizuan Sali Maxhera, Alban Shabani, Shpëtim Mehmeti e Fitim Klinaku.

Mali Luzha e Arbër Neziri shënuan nga 7 gola për Vëllaznimin. Nga 4 i kishin Ardi Halili e Granit Fana.

Trepça përfundon garën në Superligën A në vendin e tretë me 33 pikë. Në gjysmëfinale të plejofit takohet me Prishtinën. Ndeshja e parë luhet mesjavën e ardhshme në kryeqytet.

Vëllaznimi përfundoi i gjashti me 21 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme