Lajme
Helmimi i mbi 1500 qytetarëve në Deçan, reagon Vlora Çitaku
Demokracia
17:07 | 13 Korrik 2021

Share:

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka kërkuar që sa më parë të dilet me informata të sakta për atë se çfarë është duke ndodhur në komunën e Deçanit, ku dyshohet se janë helmuar mbi një mijë e 500 qytetarë.

Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se të gjithë duhet të ofrojnë ndihmë aty ku munden, përcjell Demokracia.com.

“Ju lutem keni kujdes, dhe dëgjoni me vëmendje rekomandimet e IKSHPK-së”, ka shkruar ajo në fund.

Postimi i plotë:

1500 qytetar të Kosovës janë helmuar gjatë 72 orëve të fundit në Komunën e Deçanit.

Ne të gjithë, pa përjashtim, duhet të kërkojmë nga Institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të sakta lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, si dhe të ofrojmë ndihmë aty ku mundemi.

Në të njejtën kohë, situatat si kjo, kur nuk kemi ende një përgjigje nga Institucionet lidhur me atë që ka ndodhur, shumë lehtë përdoren nga ata që duan të përhapin propaganda të rrezikshme.

Ju lutem keni kujdes, dhe dëgjoni me vëmendje rekomandimet e IKSHPK-së./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157905876127414

Të ngjashme