Lajme
Helmimet e nxënësve gjatë vitit 1989, një etapë tjetër e rëndë për Kosovën
Demokracia
21:00 | 12 Qershor 2022

Share:

Ishte pranvera e vitit 1989, kur shumë nxënës, sikurse Melihate Behramaj, përjetuan helmimet nëpër shkolla.

Helmimet ishin të shumta e ndodhën në disa shkolla.

“Pas dhimbjeve të forta që kisha, zgjaste një periudhë diku 10 orë, derisa lirohesha prej atyre dhimbjeve”, rrëfen tani pas 33 vjetësh, Melihate Behramaj.

“Kisha të vjella shumë të shpeshta, shumë të mëdha”, kujton në një rrëfim në kuadër të rrëfimeve të personazheve të ndryshme që vuajtën nga regjimi serbo-jugosllav.

Behramaj në atë kohë, ashtu si edhe mijëra nxënës të tjerë të kësaj kohe, këto tmerre i përjetoi kur ishte nxënëse e vitit të parë në shkollë të mesme.

Të ngjashme