Lajme
“Helmeta ushtarake, pllaka antiplumb e këllëfa të pistoletës”, policia tregon se çfarë gjeti në shtëpinë e një të arrestuari në Leposaviq
Demokracia
09:12 | 10 Shtator 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari kosovar që është arrestuar më herët, ka gjetur dhe sekuestruar sekuestruar një helmetë ushtarake, dy pllaka antiplumb, tre këllëf të pistoletë dhe një sprej.

Rasti nga policia është hapur si “armëmbajtje pa leje”.

“Leposaviq 09.09.2023 – 20:30. Njësia e Hetuesisë gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit kosovar që ishte arrestuar më herët ka gjetur dhe sekuestruar një helmetë ushtarake, dy pllaka antiplumb, tre këllëf të pistoletë dhe një sprej. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme