Lajme
Hekuran Murati pranon detyrën e re si ministër i Financave
Demokracia
16:07 | 23 Mars 2021

Share:

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka pranuar detyrën nga ministri i po kësaj ministrie, Agim Krasniqi.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga Ministria e Financave, përcjell Demokracia.com.

Në njoftimin të MF-së thuhet se gjatë pranimit të detyrës ministri Murati citohet të ketë thënë se është nder dhe përgjegjësi e madhe që të jesh ministër i një dikasteri shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

“Ministri Hekuran Murati e falënderoi ministrin në largim Agim Krasniqi për pritjen, punën dhe kontributin e dhënë deri më tani dhe theksoi se ndihet më i sigurt në hapat në vazhdim pasi që në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur dhe të përgjegjshëm për punë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i MF-së:

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati pranoi zyrtarisht detyrën e ministrit Ministri në detyrë i Financave Agim Krasniqi. Gjatë pranimit të detyrës Ministri Murati theksoi se është nder dhe përgjegjësi e madhe që të jesh ministër i një dikasteri shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, ku edhe na presin punë dhe obligime të mëdha dhe se jam i bindur që së bashku me stafin e kësaj ministrie do ja dalim të realizojmë programin e Qeverisë Kurti.

Ministri Hekuran Murati e falënderoi ministrin në largim Agim Krasniqi për pritjen, punën dhe kontributin e dhënë deri më tani dhe theksoi se ndihet më i sigurt në hapat në vazhdim pasi që në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur dhe të përgjegjshëm për punë.

Ai gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh programin e Qeverisë, fuzionimin e dy ministrive në një si dhe implementimin e programit në luftën kundër pandemisë COVID19, na presin punë të mëdha.

Ndërsa Ministri në detyrë Agim Krasniqi e uroi ministrin e ri Hekuran Murati  për pozitën e re dhe theksoi se aktualisht kemi një siguri të madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/MinistriaeFinancave/posts/3660977647333022

Të ngjashme