Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka treguar arsyet që sipas tij nuk do të duheshin të tërhiqeshin paratë nga Trusti.
Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë foli për iniciativën e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, shkruan Demokracia.com
“Në lidhje me çështjen e trusti kemi dhënë argumente në lidhje me këtë temë, por sa i përket efektit në ekonomi, pra po ndalem fillimisht tek efekti në ekonomi apo në financat publike e iniciativës tashmë që ka ndodhur në vitin 2020, pra tërheqjes së parë pra 10 për qind dhe efekti i saj do të vërehet në financat publike sepse na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro për të paguar rimbursimin. Këso politike e papërgjegjshme ka qenë atëherë kur ka ndodhur”Tani nëse do të ndodhte ndikimi do të ishte kryesisht negativ në ekonomi për shkak se jemi në një ambient inflacionar”, tha Murati./Demokracia.com/