Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Llapit.
Tifozët e kësaj të fundit gjatë ndeshjes së javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll kanë hedhur mjete piroteknike tymuese dhe kanë ofenduar në kor skuadrën kundërshtare, shkruan Demokracia.com.
Sipas njoftimit, tifozët llapjanë kanë hedhur mjete piroteknike tymuese gjatë minutave të parë të ndeshjes në afërsi të flamurit të kornerit.
Ndërkaq, gjatë ndeshjes plot tri herë kanë ofenduar në kor skuadrën e Ballkanit.
“Inicim disiplinor ndaj: FC ”Llapi ”. MOTIVI: Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese në afërsi të flamurit të korrnerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir.Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive”, thuhet në raport.
Llapi triumfoi 4-1 kundër Ballkanit në stadiumin e Merdares. /Demokracia.com