Sport
Hedhja e gurëve ndaj gjyqtarëve nga tifozët, Dukagjini në procedurë disiplinore
Demokracia
16:43 | 12 Prill 2022

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Klubit të Futbollit Dukagjini.

Motivi i inicimit disiplinor është lëshimi në organizim nga klubi klinas në ndeshjen kundër Ballkanit, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit të lëshuar në uebfaqen e FFK-së, tifozët e Dukagjinit kanë hedhur gurë në drejtim të gjyqtarëve gjatë rrugës së këtyre të fundit në zhveshtore në takimin kundër Ballkanit.

“Inicim disiplinor ndaj: KF ”Dukagjini”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë rrugës për në zhveshtore, një grup i tifozëve vendas nga tribunat kanë hedhur gurë në drejtim të gjyqtarëve, por pa e goditur askënd. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjini-Ballkani”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme