Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për raundin e 1/16 së finales.
Favoritët për të triumfuar në këtë kompeticion të futbollit kosovar do të kenë punë të lehtë të paktën në “letër” në këtë fazë, shkruan Demokracia.com.
FC Prishtina këtë rreth do të përballet me rivalin e vjetër të futbollit kosovar, Besën në Pejë.
Llapi e nis rrugëtimin për mbrojtjen e Kupës së Kosovës në shtëpi si nikoqir i Kikës.
Drita luan në shtëpi kundër Drenasit, ndërsa Ballkani dhe Gjilani vizitojnë Rahovecin, respektivisht A&N.
Ndryshe, përballjet e 1/16 së finales luhen në mesjavë me 1 dhe 2 dhjetor.
Këto janë çiftet e plota:
Feronikeli – Fushë Kosova
Arbëria – Vitia
Ramiz Sadiku – Vushtrria
A&N – Gjilani
Drenica – Vllaznia
Besa – Prishtina
Malisheva – Istogu
Flamurtari – Ferizaj
Ulpiana – Vëllaznimi
KEK-u – Trepça
Drita – Drenasi
Rahoveci – Ballkani
Liria – Dukagjini
Llapi – Kika
Prizreni – Onix
Trepça ’89 – 2 Korriku. /Demokracia.com