Lajme
Haziri: Zgjedhja e kryeparlamentarit dhe qeverisë janë procese të lidhura, Kurti po insiston me i nda
Demokracia
10:54 | 11 Maj 2025

Share:

Lutfi Haziri nga LDK ka thënë se pa pasur një marrëveshje politike për qeverinë nuk beson që mund të zgjidhet kryeparlamentari.

“Paralajmërimi i djeshëm i kryeministrit në detyrë se Kosova po kalon në një proces vakumi institucional nuk qëndron sepse sikurse edhe në natyrë edhe në politike nuk ka vakum institucional ka peshë specifike, ai që e zë e merr dhe më 9 shkurt është përcaktuar kjo peshë tash duhet të zbatohet”, tha ai.

Haziri ka shtuar se zgjedhja e kryeparlamentarit dhe qeverisë janë procese të lidhura dhe sipas tij Kurti po insiston me i nda.

“Me vet faktin që s’kemi asnjë marrëveshje politike për qeveri, nuk po besoj që mund të përballohet zgjedhja e kryetares të kuvendit e nominuar nga VV sepse kjo është proces i lidhur përkundër kryeministri në detyrë  po insiston me nda dhe po punon që ndarasi me i zgjidh këto çështje, është vlerësim i tij”, tha ai.

Të ngjashme