Lajme
Haziri: Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit
Demokracia
23:08 | 05 Shtator 2022

Share:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar vizitën e kryeminsitres serbe në Kosovë, Ana Bërnabiq dhe të Besnik Bislimit e Arbërie Nagavcit në Preshevë.

Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar “se zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit”

“Ata ju mirëpresin gjithmonë dhe kur i harroni, por edhe kur nuk ua jepni dy milionë eurot e premtuara”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Reciprociteti në vizita. Bërnabic në Kosovë, Bislimi në Bujanoc, pak në Preshevë (nuk zhvilloi takim me Shqiprim Arifin), derisa Medvegjën nuk e vizitoi fare.

Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit!

Ata ju mirëpresin gjithmonë dhe kur i harroni, por edhe kur nuk ua jepni dy milionë eurot e premtuara!

 

Të ngjashme