Lajme
Haziri: Vendimi i Qeverisë Kurti ia qet hijen e zezë Kosovës
Demokracia
21:16 | 28 Korrik 2023

Share:

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar për mbylljen e Klan Kosova nga Qeveria Kurti. Haziri ka shkruar se Albin Kurti i “ndryshimeve” po e ndryshon vërtetë Kosovën, por për të keq.

Haziri tutje ka thënë se një vendim i tillë që përveç që përkthehet si sulm ndaj lirisë së shprehjes, është edhe përpjekje e ultë për të disiplinuar gazetarët, dhe sipas ish-kreut të Gjilanit është vendim që ia qet Kosovës hijen e zezë.

Ai ka rikujtuar sakrificën e shumë gjeneratave për lirinë dhe demokracinë në Kosovë, dhe ka pyetur pushtetin e Kurtit se pushtetin e Kurtit se çfarë do të lë pas dhe kush do të festojë për një ngjarje apo të dërgojë lule para dikujt.

Reagimi i plotë:

Albin Kurti i ‘ndryshimeve’ vërtet po e ndryshon vendin, por për të keq. Qeveria Kurti sot mori vendimin më të turpshëm në historinë e Kosovës së pasluftës për ta mbyllur njërin prej televizioneve më të mëdha e më profesionale në vend, Klan Kosova.

Ky vendim, përpos që përkthehet si sulm direkt ndaj lirisë së shprehjes e përpjekje e ulët për t’i disiplinuar gazetarët, ia qet hijen e zezë Kosovës në botë. Kosovarët janë popull evropian, por fatkeqësia më e madhe është se kanë qeverisje aziatike.

Në mbështetje të Klan Kosovës dhe secilit medium të lirë e të pavarur të Kosovës. Mediat kanë gjithmonë të drejtë. Kot e keni.

Po e riktheksoj se dikush ka vdekur për këtë Republikë, për këtë Liri e për këtë Demokraci,  që i ndërtuam me shumë mund e sakrifica, personale e familjare. Dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës. Shtrohet pyetja, çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?!

Të ngjashme