Lajme
Haziri: Si asnjëherë më parë në historinë e LDK-së, sot dhanë dorëheqje kryetari e kryesia
Demokracia
21:08 | 15 Shkurt 2021

Share:

Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje të hënën nga posti i kryetarit të LDK-së.

Isa Mustafa të hënën ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkak të rezultatit të dobët që ky subjekt politik arriti në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, shkruan Demokracia.com.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se asnjëherë në historinë e këtij subjekti politik nuk ka ndodhur që dikush të jap dorëheqje për shkak të rezultatit të zgjedhjeve.

Sipas Hazirit, me dorëheqjen e Mustafës i është hapur rruga kuvendit të partisë dhe kryesisë së re.

“Si asnjëherë më parë në historinë e LDK-së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor. Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK-së”, ka shkruar ndër të tjerash Haziri.

Ai po ashtu ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e arritur në këto zgjedhje.

Postimi i plotë i Hazirit, pa ndërhyrje:

Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi.

Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor.

Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së

Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit.

Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori.

LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh. Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikës.

E uroj VV’në dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje!. /Demorkacia.com/

Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e…

Posted by Lutfi Haziri on E hënë, 15 Shkurt 2021

Të ngjashme