Lajme
Haziri për zgjedhjet e reja: Për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka krijuar Kurti
Demokracia
21:49 | 26 Korrik 2023

Share:

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij për 45 ditë do t’i zgjidhte problemet që i ka shkaktuar kryeministri Kurti.

Për emisionin Këndi i Debatit, Haziri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për Marrëveshjen Themelore të arritur në Bruksel dhe Ohër.

“Në projeksionin e LDK-së, për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka shkaktuar kryeministri Kurti. Plani ynë është publik dhe është në debat me grupet e interesit që duan të debatojnë me LDK-në. Këtë guri në qafë që na ka lënë ky kryeministër, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës. Marrëveshje më të keqe s’ka pasur”, deklaroi Haziri.

 

Të ngjashme