Lajme
Haziri për Osmanin: Nuk ka mundur ta ketë bashkëpunëtor Rugovën
Demokracia
09:45 | 29 Janar 2021

Share:

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se gjenerata e u.d të presidentit, Vjosa Osmani nuk ka mundur ta ketë bashkëpunëtor presidentin Ibrahim Rugova.

Madje, në T7 Haziri ka deklaruar se “gjenerata e Osmanit ka mundur të recitojë për Rugovën”.

 “Gjenerata e Vjosa Osmanit në politikë ka mujt me recitu për Rugovën, nuk ka mujt me pas bashkëpunëtor”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se kjo është çështje e Moshës, pasi Vjosa Osmani edhe në politikë është më e re.

 “Është çështje e moshës, është ma e re, në politikë, kur është aktivizu është aktivizu në zyrën e presidentit Sejdiu, po s’ka pas mundësi me qenë pjesë në mekanizma a në strukturë, ka qenë me familje, ajo që ka qenë votë e përbashkët ideologji e përbashkët në LDK”, shtoi tutje ai.

Kujtojmë se Vjosa Osmani nuk është më pjesë e LDK-së dhe se e njëjta në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidon me listën e LVV-së./Demokracia.com

Të ngjashme