Lajme
Haziri për Osmanin: LDK-ja gjithmonë e ka derën hapur për njerëzit e saj
Demokracia
21:37 | 16 Shkurt 2021

Share:

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se partia e tij gjithmonë e ka derën hapur për Vjosa Osmanin dhe të tjerët që janë larguar për motive politike.

Haziri i pyetur se a e ka Vjosa Osmani derën hapur për t’u kthyer në LDK, Haziri thotë se kjo pyetje më së miri i shkon vetë Osmanit.

Madje ai thotë se LDK-ja gjithmonë e ka derën hapur për njerëzit e saj.

“Kjo pyetje më së miri i shkon Vjosës, LDK-ja gjithmonë është e hapur për njerëzit e saj. Edhe ata që janë urdhërua e kanë lëshua LDK-në për motive politike, edhe ata që ju kanë bashkëngjit LVV-së për motive politike, edhe më herët ata që e kanë lëshua LDK-në për arsye të caktuara politike, LDK-ja e ka familjen politike, e cila gjithmonë ka qenë e hapur dhe pa asnjë dyshim ne nuk e njohim logjikën e mbylljes së derë dhe përjashtimit. Kjo është e vërteta e madhe”, tha Haziri në ATV.

Haziri thotë se ka mundësi që edhe LDK-ja të kandidojë president nga radhët e saja.

Të ngjashme