Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në RTV21 përmendi protestën e djeshme të NJSI-së duke thënë se pjesëtari i kësaj njësie teksa lexonte kërkesën drejtuar Qeverisë, i përngjante daljes në skenë për herë të parë të UCK-së.
“ Mu a di çka ma ka çu mallin pamja kur e ka lexu kërkesën pjesëtari i policisë , sikur pamja e daljes së UçK-së në Llaushë . Një ushtar me maskë ka fol, dy pa maskë me uniformë kanë folur para popullit, ai ak bo kërkesë politike kjo është krejt kërkesë administrative Por për gjyshën e ppopullit që e sheh se burra e gra janë dal në oborr të qeverisë, po lexojnë me maska se ligji nuk ua lejon me tregu kush është…”, tha Haziri.
“Kurti ka tendencë vetëm me ia ndërru emrin Asociacionit”
Duke folur për çështjen e Asociacionit, Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryeministri Albin Kurti krejt çfarë ka arritur të bëjë është tendenca për të ia ndërruar emrin Asociacionit.
“ Unë e di që shumica e këtij populli tonë në Kosovë asociacin e ka ba është fjalë e ndytë, proces i keq, kërcënim për Kosovën , frikë për Kosovën, marrje e territorit të Kosovës , krejt si bindje i kanë shku sepse është mbjellë fara qe 10 vjet…krejt çka mbërri zoti Kurti më bë në këtë marrëveshje është se ja ka ndërru emrin, është marrëveshja e moderuar, ja ka ndërru emrin, tendenca është me u ndërru emri se hala nuk është ndërru i Asociacionit me lënë ndryshe, vetëqeverisja lokale që është term më i butë se vetmenaxhimi i pakicës kombëtare .”, tha Haziri.