Lajme
Haziri: Pa LDK-në nuk ka kryeministër, presidentë, as kryetar Kuvendi
Demokracia
23:42 | 08 Maj 2025

Share:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se pa LDK-në nuk mund të mbyllen proceset kryesore të vendit. Haziri theksoi se çdo Kryeministër ka kaluar përmes LDK-së.

”Pa LDK-në nuk bëhen proceset dhe nuk mbyllen proceset. Krejt kryeministrat kalojnë përmes zyrave të LDK-së, as presidentë s’ka me pas pa LDK-në as kryetar të Kuvendit pa LDK-në s’ka këtë rol e kemi”, tha Haziri.

Haziri, në ‘Click’ të RTV21 ka kritikuar mënyrën se si Albin Kurti po tenton të sigurojë mbështetje politike.

Haziri tha se Kurti vazhdon të përdorë metoda të pasuksesshme si komunikimi individual me deputetë dhe madje edhe me familjarët e tyre.

“Deputetët vetë tregojnë se çfarë ndodh. Këto metoda, edhe nëse janë legjitime, kur nuk funksionojnë – duhet të ndryshohen,” u shpreh ai.

Të ngjashme