Lajme
Haziri me kritika për VV-në: Kuvendi po mbahet peng
Demokracia
10:08 | 29 Prill 2025

Share:

Deputeti i LDK-së, Lutfi Hazri, ka kritikuar VV-në se po e mban Kuvendin e Kosovës peng.

Para fillimit të seancës, ai ka bërë me dije se insistimi i VV-së në kandidaturën e Albulena Haxhiut po bëhet për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për formimin e qeverisë së re.

“Propozimi nuk është i mjaftueshëm, duhet me qenë i zgjedhur. Me vetë faktin që nuk po ka as përpjekjen më të vogël me e ndihmu të zgjidhet zonja që është propozuar tregon qartë se është vendim politik, nuk ka marrëveshje për qeveri dhe kuvendin po mbahet peng”, ka thënë Haziri.

Të ngjashme