Lajme
Haziri: LDK-së i kushtoi largimi i Vjosa Osmanit
Demokracia
23:04 | 23 Shkurt 2021

Share:

Nënkryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se largimi i Vjosa Osmanit nga ky subjekt, iu kushtoi politikisht.

Haziri në një intervistë në Klan Kosova thotë se largimi i Osmanit i ka kushtuar politikisht LDK-së, përcjell Demokracia.com

”Moszbatimi i vendimit të shumicës, që ia dha atë mundësi që ta humbë pozitën e nënkryetarës por që LDK-së ia humbi një kuadro, që më vonë po shihet që politikisht i ka kushtuar”, tha Haziri.

Ndërkaq lidhur me reagimin që ka bërë së fundi ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, Lutfi Haziri, nuk deshi të komentoi gjatë.

”Mundësia me dhanë fjalën, me shprehë qëndrim, edhe me votu mirë, kundër, për, abstenim, ka ekzistuar gjithmonë. Nuk është mohuar asnjëherë nga asnjë lider. Dhe nuk ka asnjë presion në votë”, shtoi Haziri.

Haziri thotë se ka pasur shumë herë qëndrime të kundërta dhe asnjëherë s’është penalizuar për të tilla qëndrime.

”Kam pasur qëndrim të kundërt sa i përket kosovacentrizmit, kam pasur qëndrim të kundërt sa i përket Luginës dhe Kosovës Lindore, kam pasur qëndrim të kundërt për qeverisjen e pakicës dhe e kam thënë publikisht dhe s’më është zënë për të madhe”, tha Haziri./Demokracia.com

Të ngjashme