Lajme
Haziri: Kurti me paralajmërimet për sulme e luftë me Serbinë i ka dy qëllime
Demokracia
22:28 | 28 Janar 2024

Share:

I dyti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë për emisionin “Expose”, se paralajmërimet e kryeministrit për luftë me Serbinë mbjellin frikë tek qytetarët.

Zyrtari i LDK-së është i bindur se Kurti këto paralajmërime i bën me qëllimin e vetëm, që t’i kamuflojë dështimët e mëdha dhe ngërçin që e ka sot dialogu me Serbinë.

“Paralajmërimet për luftë dhe përdorimi i luftës në Kosovë në kohë paqeje, përkundër kërcënimit, sepse Serbia gjithmonë është burim i destabilizit dhe kërcënimit të Kosovës, nuk është tash. Është tash e 22 vite, tash e 50 vite dhe ka me mbetë derisa nuk arrihet një marrëveshje për normalizim, e cila hap rrugën për pajtim më vonë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, paralajmërimet e Kurtit më shumë synim e kanë mbjelljen e frikës tek qytetarët.

“…me vazhdu atë që e kanë shkaktu me Zajedincën, më herët me Republika Srpska, me krahasimet për ndarje, për probleme që janë ballafaqu dhe proceset që Kosova ka kalu”.

Të ngjashme