Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur rreth kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në DPT te Fidani, Haziri ka vlerësuar se Kurti është një politikan që shet mjegull.
“Kam qenë në Romë dhe Berlin, kanë qenë edhe kolegët e tjerë të opozitës. Jemi bërë vend i lajmeve dhe politikave të këqija… “Kjo është ajo që me një termë që quhet ‘politikan që shet mjegull’, kryeministri ynë, shumë lehtë shet mjegull këtu në Kosovë, por partnerëve nuk mund të shesësh mjegull” – ka thënë Haziri.