Lajme
Haziri: Kurti pagoi deri në 200 mijë euro për një takim, do të hyjë në libër të “Guinness” që qëndroi 19 ditë në SHBA pa protokoll
Demokracia
20:47 | 14 Qershor 2024

Share:

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili për këto 25 vite ka qenë në pozita kyqe, ka thënë se vendi ka pësuar zhvillime të mëdha deri në qeverisjen e fundit, e cila ka degraduar gjithçka, duke filluar nga prishja e marrëdhënieve me miqtë tanë që ndihmuan në zhvillimin e vendit tonë.

Sipas tij, vendi ynë nuk qeveriset, por administrohet vetëm nga një njeri, siç është kryeministri Albin Kurti.

Haziri ka shtuar se sa herë Kurti del jashtë vendit, këtu bllokohet gjithçka dhe për këto vite qeverisje të tij, ai do të mbahet mend për vizitat e tij jashtë vendi me ditë të tëra, pa asnjë protokoll dhe pa asnjë sukses, por me shumë shpenzime.

“Albin Kurti do të futet në librin e “Guinness”-it si kryeministri i vetëm kosovar që qëndroi në SHBA për 19 ditë pa asnjë vizitë protokollare, ne e kemi gjetë sa i ka kushtu lobimi për të shkuar në këtë vizitë të gjatë atje. Është e dhimbshme, e tmerrshme, veç për një pozicion janë paguar 200 mijë euro. Këto kanë qenë takime jo me nivele të larta shtetërore, janë takime e vizita të kampuseve. Ka shku 14 ditë në Athinë, që është vetëm 5 orë larg Kosovës. Njëherë tjetër 9 ditë poashtu në Athinë, pastaj në Belfast 10 ditë. Vizita të gjatë pa protokoll, sepse ai e administron këtë vend nuk e qeverisë. Krejt tjerët e presin deri sa ai të kthehet dhe nuk ka asnjë aktivitet tjetër vendimmarrës përderisa ai është jashtë vendit”, ka pohuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në “Euro n’T7”

Të ngjashme