Lajme
Haziri: Kurti bëri hapje totale ndaj Serbisë
Demokracia
19:16 | 04 Shtator 2022

Share:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se kryeministri Albin Kurti, është kryeministri i vetëm që e ka bërë hapjen totale ndaj Serbisë.

Sipas tij, Kurti dhe Qeveria e tij po trajtojnë çështje teknike në dialogun me Serbinë, e po i përjashtojnë ato politike.

Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet në hyrje-daljet, nënkryetari i LDK-së, e konsideroi fituese për të dyja palët.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti do të mbahet në mend për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë

Të gjithë kryeministrat tjerë e kanë hapur Kosovën ne raport me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut e me Malin e Zi.

Ndërsa, i vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Albin Kurti sepse të gjithë qytetarët e Kosovës të pakicës serbe të cilët kanë dy shtetësi, tani do t’i përdorin letërnjoftimet serbe për hyrje/dalje në të gjitha vendkalimet kufitare.

Kjo është ajo situata win-win që edhe Prishtina ndihet fituese në këtë marrëveshje sepse lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve, e po ashtu edhe Beogradi ndihet fitues sepse ka detyruar që qytetarët e Kosovës të pakicës serbe kanë të drejtë ta kenë letërnjoftimin e Serbisë dhe të hyjnë e të dalin me dokument të Serbisë e jo të Kosovës.

Pra, ky kryeministër e kjo qeveri kanë trajtuar e vazhdojnë të trajtojnë çështje teknike në dialog, e duke i përjashtuar çështjet politike.

Të ngjashme