Lajme
Haziri kujton aksidentin tragjik në Gjilan
Demokracia
13:38 | 07 Mars 2021

Share:

Janë bërë dy vjet nga aksidenti tragjik që ndodhi në qytetin e Gjilanit.

Dy vite më parë, një kamion për shkak se nuk kishe mundur të frenojë, kishte shkaktuar aksident ku për pasojë një person kishte vdekur dhe rreth 20 të tjerë ishin lënduar, shkruan Demokracia.com.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka përkujtuar viktimën e aksidentit Qerim Çoçaj, për të cilin thotë se familja duhet të jenë krenarë që e patën.

Theksojmë se, ishte konfirmuar se kamioni që u përfshi në këtë aksident ka pasur defekt teknik.

Postimi i plotë i Hazirit, pa ndërhyrje:

U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit, ku afaristi e humanisti i njohur Qerim Çoçaj, u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Familja duhet të jetë krenare që e patën, sikur që jemi edhe ne! . /Demokracia.com/

U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit, ku afaristi e humanisti i njohur Qerim Çoçaj, u nda nga jeta duke bërë akt…

Posted by Lutfi Haziri on E Diele, 7 Mars 2021

Të ngjashme