Lajme
Haziri: Kosova në ‘status-quo’ nga 2018-ta, qeveria nuk do të mund ta përballojë atë
Demokracia
18:51 | 01 Qershor 2022

Share:

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerëson se Kosova duhet të kthehet aktivisht në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se vendi ka ngecur tash e katër vjet në këtë drejtim.

“Kosova ndodhet në ‘status-quo’ nga vitit 2018 edhe përkundër riorganizimit dhe rishikimit të dialogut me 2017. Kosova është akomoduar në ‘status-quo’ dhe kjo i konvenon vetëm Kremlinit dhe armiqve të Kosovës”, është shprehur Haziri për Info Magazine në Klan Kosova.

“Nuk ka asnjë lëvizje dhe dinamikë. ‘Status-quo është armik i Kosovës dhe qeveria nuk do të mund ta përballojë atë duke bashkëjetuar me të”.

“Negociatorët duhet të kthehen për ta mbyllë procesin dhe jo të zhagitet”.

Më tej ai ka thënë se Kosova nuk I ka raportet e mira si dikur as me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe aleatët e saj kryesorë.

Kurse për takimin me ambasadorin Jeffrey Hovenier, bashkë me anëtarët e “Grupit të Unitetit”, Haziri, ka thënë se ka qenë takim miqësor.

Të ngjashme