Lajme
Haziri, kërkesë kryetarit të Prishtinës: Hajde Përparim, mbaje në vendlindje festivalin “Sunny Hill”
Demokracia
22:05 | 14 Qershor 2022

Share:

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haziri thotë se komuna duhet ta mbrojë festivalin.

“Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës”, shkruan Haziri.

Postimi i plotë i Hazirit, pa ndërhyrje:

Është e drejtë e Komunës me e dhënë tokën në shfrytëzim për një Festival qysh është Sunny Hill.

Po ashtu, është e drejtë e Komunës dhe detyrë me e mbrojtë Sunny Hillin, me e mbajtë në vendlindje.

Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës.

Është mëkat me e lëshu me ik prej Prishtinës këtë vlerë, me përmasa ndërkombëtare!

Të ngjashme